Ish-ministri Panariti largohet nga LSI për ‘një detyrë të rëndësishme’!

0
Ish-ministri Panariti largohet nga LSI për 'një detyrë të rëndësishme'!

Ish-ministri dhe një nga figurat kryesore të LSI që nga themelimi i saj, profesor Edmond Panariti, ka deklaruar nëpërmjet një statusi në FB se largohet përfundimisht nga kjo parti.

Panariti shkrua se ka marrë ftesë për një detyrë të rëndësishme, por nuk sqaron se nga kush dhe për çfarë detyre.

Edmond Panariti është një nga themeluesit e LSI, si dhe ka mbajtur poste të rëndësishme në qeveritë ku ka marrë pjesë kjo parti, si ministër i Jashtëm në qeverinë Berisha dhe së fundmi i Bujqësisë. 

“Të dashur miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë!

Që nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres angazhimin tim si pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të një ftese për tu angazhuar në një detyrë të rëndësishme.

Me këtë rast më lejoni t’ju falenderoj përzemërsisht për këtë rrugëtim 16 vjeçar të përbashkët, plot sfida, sakrifica dhe arritje. 

Duke ju shprehur mirënjohje dhe falenderim për miqësinë vlerësimin dhe mbështetjen, ju siguroj që do të mbetem miku juaj përherë”, njofton ai në FB.

Artikulli i mëparshëm‘Green Coast’ konfirmohet këtë vit si destinacioni më ‘In’ në Shqipëri
Artikulli i radhësMinistrja Denaj infektohet me koronavirus: Jam karantinuar