Mori flakë pranë Ministrisë së Jashtme, policia informacion zyrtar: Personi ndërroi jetë

0
Cbcvbc

Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot pranë Ministrisë së Jashtme, ku një person ka marrë flakë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:18, tek bulevardi “Zhan D’ark’. Sipas policisë, personi në fjalë ka ndërruar jetë.

Të njëjtat burime sqaruan se ka dyshime se ngjarja e rëndë mund të ketë ndodhur për shkak të pakujdesisë, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i viktimës.

NJOFTIMI I POLICISË
Me datë 12.11.2020, rreth orës 18:18, tek bulevardi “Zhan D’ark’, një person ende i paidentifikuar, dyshohet se nga pakujdesia, ka marrë flakë edhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli i mëparshëmPandeli Majko komenton deklaratën e Vuçiç: I papërgjegjshëm, përcaktoi se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende. Nëse dikush shkon pas idesë…
Artikulli i radhësFOTOT/ U dogj poshtë urës së Lanës, mjekët panë skena të tmerrshme