Shtrohet me urgjencë në spital Arqipeshkvi Imzot George Frendo

0
Çdo fatkeqësi sjell diçka poizitive/Imzot George Frendo: Nëse unë  infektohem… – Gazeta Koha Jone

Kisha Katolike Shqiptare njofton se Arqipeshkvi I Tiranës dhe Durrësit, George Frendo, është shtruar me urgjencë në spital, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid.

Komunikim

Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njekohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, ka qenë për disa ditë në monitorim mjekësor për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Me rakomandimin e mjekëve, në mbrëmjen e ditës së sotshme, është vendosur që Imzot Frendo të shtrohet në Spital, për shkak të disa komplikacioneve respiratore gjatë ditës.

Ju kërkojmë lutjet tuaja për Imzot Frendon dhe i urojmë atij shërim sa më të shpejtë.

Zyra e Shtypit e KISH

Artikulli i mëparshëmSot mësohen emrat e 4 kombëtareve që sigurojnë një vend në Europian
Artikulli i radhësTV-të çensurojnë Ramën, më mirë vonë se kurrë