Lulzim Basha i bashkohet nismës së shqiptarëve të Kosovës “Liria ka emër, UÇK”

0

Lulzim Basha i është bashkuar një nisme në rrjetet sociale të shqiptarëve të Kosovës në solidaritet me ish- përfaqësuesit e lartë të UÇK-së.

“Liria ka emër, UÇK”. Kështu e kanë pagëzuar nismën, e cila është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale. Mijëra shqiptarë kanë ndërruar profilin ose foton e kopertinës në facebook pas akuzave për krime lufte kundër ish drejtuesve të UÇK.

Për të shprehur solidaritetin me të gjithë ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës së martizuar nga krimet serbe, zoti Basha ka vendosur në kopertinën (cover) në llogarinë e tij në facebook moton “Liria ka emër, UÇK”. 

Artikulli i mëparshëmQeveria vendos 560 milionë lekë në dispozicion të naftëtarëve të Ballshit
Artikulli i radhësMeta për Vuçiç: I ka mbetur ora para 20 vitesh