FOTOT: Miku miliarder i Vladimir Putin, në telashe me ish-gruan 30 vjet më të re

0

Ai njihet si miku i ngushtë i Vladimir Putin që prej fëmijërisë dhe bashkë ushtrohen në xhudo.

Por, biznesmeni miliarder rus Arkady Rotenberg, 68 vjeç, është në telashe me ish-gruan e tij Natalia Rotenberg, 39 vjeç.

Kjo e fundit kërkon pronësinë e një super vile në Britani, vlera e së cilës shkon 27 milionë euro.

Vila ka dhjetëra dhoma, pishinë, fusha tenisi etj dhe dy iash-bashkëshortët kanë përfunduar në gjykatë, për pronësinë e saj.

Arkady Rotenberg, edhe pse ka pronësinë aktuale të vilës, nuk mund ta gëzojë atë, pasi prej katër vitesh ai është një nga rusët që i janë vendosur sanksione nga Bashkimi Europian, pjesë e të cilës qe edhe Britania.

68-vjeçarit i janë ngrirë pasuritë në vendet e BE-së dhe nuk ka të drejtë të udhëtojë në Europë, për shkak të veprimeve të tij, që kanë kërcënuar pavarësinë e Ukrainës.

Artikulli i mëparshëmMonstra që vrau 13 femra, vdes në burg nga koronavirusi. Besonte se do shkonte në parajsë, si “Dëshmitar i Jehovait”
Artikulli i radhësANALIZA: Shqipëria dhe Maqedonia Veriore midis Turqisë, Europës dhe Rusisë