Një Pogba i ri për Juventusin. Pasi siguruan shërbimet e Matthijs De Ligt , klubi torinez provon të afrojë në skuadër një tjetër talent Hollandez, raporton “Tutto Sport”.
Po flasim për Ryan Gravenberch , talentin e Ajax-it dhe një prej futbollistëve kryesor në ekpin e Erik Ten Haag: 9 paraqitje, 3 prej të cilave në Champions League dhe 2 asistime. Barcelona e kërkon me ngulm 18 vjeçarin. Mirëpo çështja De Ligt ka treguar se asgjë nuk merret si e mirëqenë, veçanërisht kur Mino Raiola hyn në veprim. Agjenti i fuqishëm italo-holandez ka një marrëdhënie të konsoliduar me Juventusin, falë edhe miqësisë historike me Pavel Nedved, i cili si lojtar u ndihmua nga Raiola.
Është herët për të folur, pasi në këtë moment nuk është e qartë se kush nga të mëdhënjt e Europës ka më shumë shanse për të arritur Gravenberch. Sigurisht në Continassa po monitorojnë situatën e mesfushorit falë linjës direkte me menaxherin e tij. Holandezi do të ishte një përforcim perfekt për skuadrën e Andrea Pirlo.