Balla nga Elbasani: E turpshme që Meta bën menaxherin e kompanisë, President që kërkon vota për LSI

0
Whatsapp Image 2020 11 02 At 1.53.11 Pm

“Partia Socialiste do të punojë fort për mandatin e 9 në Qarkun e Elbasanit.”

Ka qenë kjo deklarata e Drejtuesit Politik të PS për Qarkun e Elbasanin Taulant Balla, i cili gjatë një takimi me strukturat e Partisë Socialiste kërkoi angazhimin maksimal për të marrë deputetin e 9 në Elbasan.

Më tej gjatë fjalës së tij Balla tha se “vota për PS nuk është vota për mandatin e tretë, por votë për të ndarë e mirën nga e keqja”, ndërsa renditi dhe arsyet pse në 25 Prill duhet votuar Partia Socialiste dhe Edi Rama.

“Unë nuk kam dyshim që ne, jo vetëm do t’i marrim 8 mandate në Elbasan, por duhet t’i vemë objektivin vetes për të luftuar për mandatin e 9.

Është e turpshme ajo që po ndodh që Ilir Meta bën menaxherin e kompanisë duke shkuar si President për të kërkuar vota.

LSI këtu në Elbasan nuk ka asnjë arsye për t’u kërkuar votën qytetarëve të Elbasanit.

Vota për PS është një votë për të ndarë përfundimisht të mirën nga e keqja. E keqja e këtij vendi në këto 30 vite është kthyer në 4 emra: Ilir Meta, Sali Berisha, Monika Kryemadhi dhe Luli.

Detyra jonë sot është t’i japim Edi Ramës, Kryeministrit tonë, jo vetëm mandatin e tretë, por ajo që Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi tha dje në Fier, vlen shumë e thënë nga goja e Gramoz Ruçit, sepse në fund të fundit, ajo që duhet të plotësojë sot një kandidat për Kryeministër është të ketë ambicien, vizionin dhe energjitë. Të gjithë shqiptarët sot, në shumicë, nuk gjejnë dot një kandidat tjetër që mund të rivalizonte Edi Ramën në këto tre kritere.

Të vesh në peshore Edin me Lulin apo Metën, nuk ka peshore që mund t’i masë.

Zgjedhjet e 25 Prillit janë të rëndësishme për të caktuar se si do të jetë Shqipëria në 10 vjeçarin që kemi filluar.”, deklaroi Balla.

Artikulli i mëparshëmBill Gates flet për vaksinën kundër covid-19/ Ja kur mund ti kthehemi normalitetit
Artikulli i radhësShoqërimi në polici i Kastriot Islamit, reagon Presidenti Meta: Hakmarrje politike! Akt i turpshëm dhe provokativ