Pandemia/ Ministri i Shendetësisë: Franca e ka kaluar kulmin e shpërthimit të koronavirusit

0
Pandemia/ Ministri i Shendetësisë: Franca e ka kaluar kulmin e shpërthimit të koronavirusit

Franca e ka kaluar kulmin e shpërthimit të coronavirusit, bazuar në deklaratën e ministrit të Shëndetësisë, Olivier Veran.

“Gjatë 10 ditëve të fundit, ka pasur një rënie në numrin e rasteve të reja me COVID-19, dhe shkalla e pozitivitetit ka qenë në rënie, kështu që gjithçka sugjeron që ne e kemi kaluar kulmin e epidemisë”, tha Veran në një intervistë.

“Ne jemi duke e marrë përsëri situatën nën kontroll”, tha ai.

Ministri francez i Shëndetësisë u shpreh mes tjerash se ulja e rasteve ndodhi për shkak të masave të bllokimit, por që sipas tij virusi ende nuk është mposhtur.

Ndryshe, Franca raportoi të dielën 27 mijë raste të reja me coronavirus, derisa numri i përgjithshëm i të prekurve është rritur në gati dy milionë. 

Artikulli i mëparshëmPlagoset i moshuari me Covid, i shpërthen bombola e oksigjenit në banesë
Artikulli i radhësPremtimi i Kinës: Treg i lirë për njerëz jo të lirë