Mjekimi i Covid-19 me bombolën e oksigjenit në shtëpi, mjekja del kategorikisht kundër: Ja pse nuk i sugjerojmë

0
Mjekimi i Covid-19 me bombolën e oksigjenit në shtëpi, mjekja del

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në shtëpinë e një personi të infektuar me Covid-19 në Tiranë, ku bombola e oksigjenit shpërtheu, duke i shkaktuar plagë të rënda.  
72-vjeçari i plagosur me iniciale M.N e kishte marrë për të lehtësuar frymëmarrjen.

Veprim që mjekja Valbona Salko e ka konfirmuar se nga kolegët e saj nuk sugjerohet për përdorim në shtëpi, madje as përdorimin e antibiotikëve pa recetë.  

“Marrja e bombolës së oksigjenit në shtëpi nuk është e rekomanduar, sepse me nivele të ulta saturimi rekomandohet vetëm hospitalizimi. Edhe për antibiotikët ka debate, shpesh herë merren nga këshilla të miqve, ndërkohë që duhet marrë mendimi i mjekut”, pohoi Salko në “A2 CNN”.  

Artikulli i mëparshëmPse sulmet dhe fitorja e Azerbajxhanit tregojnë një të ardhme tjetër të luftës
Artikulli i radhësVaksina amerikane anti-Covid nga “Moderna”, Reuters zbulon sa do jetë çmimi