Një tjetër personazh publik shqiptar i është bashkuar listës së të infektuarve me Covid-19.
Bëhet fjalë për moderatoren Lei Kraja, e cila kësaj here s’ka mundur të shkojë dot në studio për emisionin sportiv.
Në llogarinë e saj në Instagram, moderatorja ka treguar se është infektuar me koronavirus, ndaj do të prezantojë me videocall.
Gjithashtu, Lei ka ndarë prapaskenat e saj në shtëpi, ku duket se është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.