Ambasada gjermane ndërpret dhënien e vizave, një njoftim për ata që prisnin intervistën

0
Situata e koronavirusit, Ambasada e Gjermanisë në Tiranë pezullon shërbimin  për vizat dhe pasaportat – A2 CNN

Ambasada gjermane ka njoftuar sot se ka ndërprerë procesin e dhënien së vizave në Shqipëri për shkak të pandemisë. Në njoftimin e publikuar në FB, thuhet:

“Informacion i rëndësishëm! Prejt ditës së sotme, 18.11.2020, nisur nga gjendja aktuale, Zyra e Vizave dhe e Pasaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese.

Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi.

Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Facebook-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj.

Në raste urgjente konsullore mund të na kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm. Lutemi për mirëkuptimin tuaj që përmes këtij numri nuk mund të japim informacione rreth datave të aplikimit apo procedurave për vizë,” përfundon njoftimi.

Artikulli i mëparshëmBasha: Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që i jep ndihmë financiare çdo familjeje
Artikulli i radhësSi të ndërtoni një sistem imunitar të fortë për t’u mbrojtur nga rreziku i Covid-19