Një ngjarje e rëndë tronditi Melburnin në Australi në tetor të vitit 2017. Një burrë qëlloi mbi dy vëllezër shqiptarë, duke vrarë njërin prej tyre.
Ahmad El-Chakik ka dalë përpara gjykatës, ku deklaroi se kishte reaguar në vetëmbrojtje.
Edmond Shabani vdiq nga plagët, kurse vëllai i tij Elvis Shabani i mbijetoi sulmit, që është regjistruar nga kamerat e sigurisë.
Pasi kreu krimin, El-Chakik u dorëzua në polici, ku tha se kishte vepruar në vetëmbrojtje. Por prokuroria thotë se ka dyshime, pasi mes tyre ka pasur një sherr verbal përpara se të kriste arma.
Avokati i El-Chakik tha se klienti i tij u sulmua në makinën e tij nga vëllezërit shqiptarë, që kanë një historik dhune.
“Ata kontrollojnë rrethinat perëndimore. Ata janë mafia shqiptare,” tha ai.
Sipas tij, klienti nuk e dinte se çfarë ishin në gjendje që të bënin shqiptarët, kështu që rrëmbeu armën.
Gjyqi vazhdon.