Hagë/ Prokuroria: Mbrojtje për dëshmitarët, gjykimi të nisë në verë

0
Hagë/ Prokuroria: Mbrojtje për dëshmitarët, gjykimi të nisë në verë

Prokuroria e Gjykatës Speciale ka kërkuar që të ketë masa mbrojtëse për disa prej dëshmitarëve që janë pjesë e akuzave ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në seancën statusore për Thaçin e të tjerët, Prokuroria ka bërë të ditur se në këtë rast janë 153 dëshmitarë të përfshirë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se nuk ka arsye pse gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve të mos nisë në verën e vitit 2021.

Në anën tjetër, mbrojtja ka thënë se propozimi që seanca të nisë vitin e ardhshëm në qershor është absurd.

Mbrojtësit e Thaçit e të Veselit, David Hooper dhe Ben Emmerson, kanë thënë se gjykimi të nisë në vitin 2022.

Artikulli i mëparshëmEMRI/ Sekuestrohet tritol, kallashnikov dhe municion, arrestohet 33 vjeçari në Durrës
Artikulli i radhësU infektua me Covid-19, këngëtari i njohur në gjendje të rëndë në spital