Këngëtari i njohur amerikan, Jeremih është infektuar me koronavirus. Sipas mediave të huaja, gjendja e tij është përkeqësuar dhe tani ndodhet në kujdes intensiv.
33-vjeçari është shtruar në spital në fillim të kësaj jave, ndërsa tani po përdor edhe oksigjeno-terapi.
Sipas burimeve të TMZ, nuk i dihet ende për sa kohë ai ka qenë i infektuar. I pari që e bëri të ditur rastin ishte reperi 50 Cent, i cili lutej për shëndetin e mikut të tij.
“Lutuni për djalin tim, ai nuk është mirë. Një shok i vërtetë, ai ndodhet në Chigago.”
50 Cent dhe Jeremy kanë bashkëpunuar në 2010, me këngën “Down on Me”.
Ndërsa reperi Chance the Rapper, me të cilin Jeremih ka bashkëpunuar, ka bërë një status në Twitter ku shkruan: “Ju lutem nëse mund të keni një sekondë kohë të luteni për mikun tim Jeremih, ai është si një vëlla për mua dhe është i sëmurë tani. Unë besoj në fuqinë shëruese të Jezusit, kështu që nëse mundeni, ju lutem, bëni një lutje mbi të.