“Nuk ndjej asgjë”! Eneda Tarifa infektohet me koronavirus: Ndihem keq, po pi kafe por nuk e di çfarë shije ka!

0

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Eneda Tarifa, ka zbuluar ditën e sotme se është infektuar me Covid-19. Përmes një video të publikuar në “Instagram”, ajo tregon se është asimptomatike dhe se nuk ndjen asgjë.

Enda tregon se i lindi dyshimi se mund të ishte infektuar nga koronavirusi vetëm dje kur humbi shijen dhe nuhatjen.

“Mua dje më iku shija dhe kjo ishte një shtysë që unë të bëja tamponin dhe dola pozitive. Rezultoi që ta kem marrë diku, nuk e di se ku, megjithëse ruhem në çdo moment. Por kjo mund t’i ndodhë kujtdo. Jam asimptomatike se nuk ndjej asgjë, asgjë. Fakti se humba shijen dhe nuhatjen më bëri që të dyshoj. Ndërkohë që jam një qeflije e ushqimit dhe kur nuk ndjen shijen e tij, ndihem keq. Po pi kafe tani, nuk e kam idenë se çfarë shije ka, disa sa sheqer ka dhe po e bëj si adet”, thotë Eneda në një postim të publikuar në “Instagram”.

Artikulli i mëparshëm“Holanda ka ngritur dyshime serioze”! “VOA” zbardh detaje nga mbledhja e ministrave të BE: S’ka konsensus për Tiranën dhe Shkupin
Artikulli i radhësFondet e investimit tentojnë të rrisin kthimet, shfaqin oreks për investime me rrezik më të lartë