Joachim Loew do të mbetet në krye të Gjermanisë për Europianin e qershorit të ardhshëm. Eshtë ky vendimi i marrë në përfundim të mbledhjes së zhvilluar në mëngjes në aeroportin e Mynih, mes presidentit të federatës gjermane të futbollit Fritz Keller, drejtorit të kombëtareve Oliver Bierhoff e vetë teknikut. Pikërisht Bierhoff, duke folur menjëherë pas humbjes në Sevilla, ka konfirmuar teknikun. “Besimi mbetet i paprekur, kjo ndeshje nuk ndryshon asgjë”, kishte nënvizuar ish-sulmuesi i Milan.
Takimi në Bavari ka dhënë rezultat pozitiv për teknikun aktual të Gjermanisë, në detyrë nga 2006-a. Pas 6-0 së rëndë të pësuar nga Gjermania në Sevilje kundër Spanjës në Nations League, u mendua një divorc mes palëve. Hipotezë e mohuar menjëherë nga Bierhoff, sipas asaj që bën të ditur Bild, që konfirmoi takimin mes drejtuesve federalë e teknikut të Panzerave.