Meta në ceremoninë për 111-vjetorin e “Kongresit të Dibrës”: I lumtur të jem mes motrave e vëllezërve të dashur të Dibrës së Madhe të Kastriotëve

0
126283967 3544662382246676 5907846786998151025 O

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ishte sot pjesë e ceremonisë solemne për 111-vjetorin e Kongresit të Dibrës, në Dibër të Madhe, kongres i cili ishte pikënisje e kryengritjeve mbarë kombëtare për liri dhe pavarësi.

Përmes një statusi në Facebook, Meta shprehet i lumtur që është sot pranë motrave e vëllezërve të dashur të Dibrës së Madhe të Kastriotëve, Iljaz Pashë Dibrës e shumë patriotëve e intelektualëve të tjerë

Gjatë qëndrimit të tij në Dibër të Madhe, Presidenti Meta pritet të takohet dhe me krerë të Institucioneve të larta Qendrore e Vendore të Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësues të partive politike shqiptare.

STATUSI I METES
Shumë i lumtur të jem sot pranë motrave e vëllezërve të dashur të Dibrës së Madhe të Kastriotëve, Iljaz Pashë Dibrës, Josif Bagerit, Dom Nikoll Kaçorrit, Vehbi Dibrës e shumë patriotëve e intelektualëve të tjerë, për të kremtuar së bashku 111-vjetorin e Kongresit të Dibrës. 🇦🇱

foto galeri
Artikulli i mëparshëmMonika Kryemadhi tregon një nga qarqet ku do garojë më 25 prill: S’kam frikë nga zgjedhjet
Artikulli i radhësPresidenti i Serbisë, Vuçiç kërkon leje për të vizituar Kosovën, ja përgjigjja që i kthen ministria e Jashtme