Përfundon numërimi ashtu siç pritej, Monika Kryemadhi shpallet kryetare e LSI-së

0

Pas formalitetit të numërimit, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shpallur Monika Kryemadhin kryetare të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kryemadhi garoi në zgjedhjet e brendshme të partisë që u mbajtën dje pa asnjë rival. Ndërkohë, në një deklaratë për mediat, LSI bën të ditur se nga rezultatet e administruara kanë votuar 44.413 anëtarë nga të cilët 42.807 votuan pro Kryemadhit.

Në njoftim po ashtu thuhet se vijon ende procesi i numërimit të votave për delegatët e Konventës Kombëtare, rezultati i cilit do të shpallet menjëherë pasi KQZ të njihet me tabelat përmbledhëse të rezultatit për çdo qendër votimi.

Artikulli i mëparshëmRama, mirmbrëma në kohën e hartimeve patetike
Artikulli i radhësPanik për lojtarët e Lacios në ajër, udhëtimi me avionin e ri nuk shkon siç duhet