Lider i karikuar, Interi endërron me Lukakun. Mund të rikthehet “far” i zikaltërve, që i pret muaji i ferrit

0
lukaku eriksen

Pauza për kombëtaret, dihet, mund të fshe hë të papritura të ndryshme, mbi të gjitha në epokë “COVID”-i. Megjithëse, për dikë mund të konsiderohet fatsjellëse. Dhe ky dikush, në ambientet e Interit, nuk është një lojtar dosido. Romelu Lukaku rikthehet te Konte me më shumë gjallëri, me një dëmtim në shpatulla dhe me benzinën e golave dhe paraqitjeve edhe larg Milanos, si tregues i vlerës së tij ndërkombëtare.

Kushedi me cilat këshilla Antonio Konte duhet ta ketë përcjellë belgun një duzinë ditësh më përpara, kur Lukaku i është përgjigjur telefonatës së trajnerit Martinez dhe ka arritur grumbullimin e kombëtares së tij. Rreziku i një rënieje pas dëmtimit në kofshë, që e mbajti jashtë fushe me Parmën, Realin e Madridit dhe një pjesë të madhe të sfidës ndaj Atalantës, ka bërë që trajneri të mos bëjë gjumin e qetë. Kundër Zvicrës, në miqësore, Lukaku u kursye, por në Ligën e Kombeve jo: gjithmonë në fushë kundër Anglisë dhe Danimarkës; dopietë, formë e rigjetur, statistika fenomenale. Pauzë e bekuar: duket një eufemizëm, por në rastin e belgut është kështu.

lukaku

Një lojtar i tonazhit të Lukakut ka nevojë për minuta në këmbë për t’u ringritur. Minuta të rigjetura në kombëtare: nëse me Atalantën pati një shije të parë të fushës, me Belgjikën serbatori u mbush plotësisht. Dhe sulmuesi e pranoi vetë: “Më bëri mirë të vija të luaja me Belgjikën, meqenëse më përpara isha i dëmtuar”. Romelu rikthehet në Milano me shifra mbresëlënëse: përtej 7 golave në 8 ndeshje me Interin në këtë fillimsezoni, duhen llogaritur edhe 5 golat në po aq ndeshje në Ligën e Kombeve. Në kombëtare janë madje 17 golat në 14 ndeshjet e fundit të luajtura: belgu konfirmohet një faktor në nivel ndërkombëtar. Zikaltrit kanë përpara një ngjitje të dyfishtë për të përballur, për të fituar terren në kampionat dhe për të provuar kalimin në 1/8-at e Ligës së Kampioneve: me serbatorin e Lukakut plot gjithçka është e mundur.

Artikulli i mëparshëmPanik për lojtarët e Lacios në ajër, udhëtimi me avionin e ri nuk shkon siç duhet
Artikulli i radhës“Mora vesh që në Shqipëri…”, Ranieri me mesazh nga Italia: Ju tregoj eksperiencën time