Babai i mytiut të Shkodrës, Haxhi Bardhyl Sytari ka humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19. Lajmin e ka dhënë ditën e sotme, përmes një postimi në rrjetin social, Muftiu Sytari.
“Të Allahut jemi, tek Ai do të kthehemi! Baba jonë i shtrenjtë, Haxhi Bardhyl Sytari, sapo e dorëzoi shpirtin e tij “, shkruan Sytari. Babai i myftiut të Shkodrës u nis drejt Turqisë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore nga koronavirusi.https://lapsi.al/2020/11/23/prej-dy-javesh-i-prekur-nga-covid-19-permiresohet-gjendja-e-myftiut-te-shkodres/embed/#?secret=qlvvReYOX1
Një javë më pas në Ankara shkoi edhe i biri i tij, Muhamed Sytari.