“Udhëheqësit e vërtetë i dalin për Zot, Atdheut”, Meta mesazh për ‘kuislingët’: Na këndojnë pushkët nëpër kulla

0
Whatsapp Image 2020 11 23 At 15.33.48

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vijuar me vizitat në Dibrën e Madhe duke takuar kësaj radhe artizanin e vjetër 91-vjeçar Ilmi Krifca.

Meta zbulon se Krifca i shprehu shqetësimin se ka udhëheqës që nuk po ja duan të mirën Atdheut.

Nga ana tjetër Presidenti i cilëson këta udhëheqës kuislingë sepse udhëheqësit e vërtetë i dalin për zot atdheut. Duket se me këtë deklaratë të fundit Meta kërkon të thumbojë Ramën.

STATUSI NGA ILIR META

Nuk mund të mos takoja në Dibrën e Madhe, artizanin më të vjetër, 91-vjeçarin Ilmi Krifca, memorie e gjallë historike e kësaj treve dhe patriot i zjarrtë për çështjen kombëtare.

Me shprehu hapur shqetësimin e tij të drejtë se “ka udhëheqës që nuk po ja duan të mirën Atdheut”.

Por për mua ata janë kuislingë, sepse Udhëheqësit e vërtetë i dalin për Zot, Atdheut!

U përshëndetëm me vargjet e këngës së njohur dibrane: “Na këndojnë pushkët nëpër kulla!” 🇦🇱

Artikulli i mëparshëmRegjistrohet në gjykatë partia e Jozefina Topallit, “Lëvizja për Ndryshim”
Artikulli i radhësBasha pas takimit me kreun e Komunës së Mitrovicës: Mbështes apelin e tij për krerët e partive, të bashkohemi përballë asaj që po ndodh me çlirimtarët e UÇK!