Arrestohet 44 vjeçari nga Tirana i cili u largua nga vendi i aksidentit që i mori jetën 63 vjeçarit

0

Një 44 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet si shkaktar i aksidentit të ndodhur mëngjesin e së shtunës, duke i marrë jetën një 63 vjeçari.

Ngjarja ndodhi në aksin Tiranë-Durrës, ku ky shtetas duke drejtuar mjetin tip kamion “Iveko”, ka aksidentuar Xh.S., 63 vjeç,  i cili për pasojë ndërroi jetë.

Njoftimi:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë  Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin:

G.T.,44 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas me datë 25.04.2020, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip kamion “Iveko”, ka aksidentuar shtetasin Xh.S., 63 vjeç,  i cili për pasojë ndërroi jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi aksidentit”

Artikulli i mëparshëmDy persona thyejnë masën e sigurisë dhe konfliktohen në Pogradec. Policia sekuestron armë zjarri dhe lëndë narkotike
Artikulli i radhësNju Jorku do të kryejë testime për koronavirusin edhe në farmaci