Infektohen 4 gjyqtarë dhe 3 sekretare në Gjykatën e Elbasanit

0
Infektohen 4 gjyqtarë dhe 3 sekretare në Gjykatën e Elbasanit

Katër gjyqtarë dhe tre sekretare në gjykatën e Elbasanit janë infektuar me koronavirus.

Pas simptomave, gjyqtarët dhe sekretaret kanë bërë tamponin, që ka rezultuar pozitivë

Të gjithë aktualisht janë të karantinuar në shtëpi duke vijuar mjekimin për të mposhtur virusin.

Kjo ka bërë që gjykata e Elbasanit të mbyllet, kryhen vetëm masat e sigurimit.

Në qarkun e Elbasanit vijon që të ketë përhapje të virusit. Në rang kombëtar sot u shënua rekord viktimash, 17 brenda 24 orëve.

Artikulli i mëparshëmAnxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision? Ja si qëndron e vërteta
Artikulli i radhësOPEC pritet të vendosë fatin e tregjeve të naftës në 2021. Bursa për datën 24 Nëntor 2020