OPEC pritet të vendosë fatin e tregjeve të naftës në 2021. Bursa për datën 24 Nëntor 2020

0

Zyrtarët e OPEC-ut do të takohen gjatë kësaj jave të mërkurën, të enjten dhe të premten për të sqaruar detajet përpara takimit në 30 nëntor dhe 1 dhjetor që do të përcaktojë fatin e prodhuesve të naftës anëtar të OPEC-ut për vitin 2021.

Të mërkurën dhe të enjtjen do të mblidhet bordi i komisionit ekonomik të OPEC-ut, dhe të premten do të takohen së bashku ekspertë teknikë jo-OPEC.

Tema e diskutimit? Pjesërisht, niveli i shkurtimeve të prodhimit që do të qëndrojnë në fuqi pas 1 janarit 2021.

Niveli aktual i uljeve të prodhimit do të lehtësohet që nga 1 janari. Por shumica e analistëve dhe ekspertëve të industrisë pajtohen që kërkesa për naftë – e cila nuk ka arritur të rikuperohet plotësisht nga nivelet e saj para pandemike – nuk mbështet OPEC-un që të zvogëlojë uljet e prodhimit duke filluar nga muaji janar.

“Ministrat e OPEC + ndoshta do të bien dakord të zgjasin uljen prodhimin aktuale edhe për tremujorin e parë të 2021,” i tha një delegat i OPEC-ut Reuters.

Ajo që OPEC shpreson është që një vaksinë të rrisë aktivitetin ekonomik dhe si rrjedhoje edhe kërkesën për naftë.

OPEC aktualisht ka ulur me 7.7 milion fuçi në ditë, dhe planet janë për të zvogëluar këto shkurtime në vetëm 5.7 milion bpd në janar.

Edhe nëse një vaksinë miratohet për përdorim emergjent këtë muaj, nuk ka gjasa të ketë ndonjë efekt domethënës në kërkesën për naftë deri në gjysmën e dytë të 2021.

Anëtari i OPEC, Libia ka deklaruar se nuk ka ndërmend të jetë pjesë e uljeve të prodhimit të OPEC ndërkohë deri sa prodhimi i saj i naftës të stabilizohet në 1.7 milion bpd.

Aktualisht Libia po prodhon rreth 1.25 milion bpd. Kjo do të jetë një çështje e nxehtë në takimet e ardhshme të grupit, sëbashku me Irakun, i cili nuk i është përmbajtur asnjëherë vendimeve për ulje të prodhimit.

Bursa për datën 24 Nëntor 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA407.75+ 20.75
DIESEL388.50+ 21.00
BRENT46.78+ 1.83

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmInfektohen 4 gjyqtarë dhe 3 sekretare në Gjykatën e Elbasanit
Artikulli i radhësAlfred Cako: Kam një sfidë dua të hyj tek Infektivi