“Oj lavire, kam me t’i thy kryt”/ Djali i deputetit Haxhi Shala emërohet konsull, dikur kërcënonte ‘të dashurën’ e të atit

0

Featured image of article: “Oj lavire, kam me t’i thy kryt”/ Djali i deputetit Haxhi Shala emërohet konsull, dikur kërcënonte ‘të dashurën’ e të atit me MESAZH: Boll na mundove mo

Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, i cili është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë, nuk është i panjohur për publikun e Kosovës. Mediat vendase kanë rikthyer mesazhet e tij teksa shante dhe kërcënonte një grua, e cila doli publikisht si e dashura e babait të tij.

Anxhelina Shala, e cila paraqitej si e dashura e deputetit, publikoi disa foto me të në krah, në pozicione intime. Pas kërcënimeve që ajo pretendonte se kishte marrë, publikoi edhe mesazhet.

“Oj lavire oj magjupe heki kto foto se ti kurr me baben tem ski mu kan harro…boll naj mundove mo…je ka e bon veten ty met ardh nberlin me ta thy kryt. Turp turp turp pëe yu. Zhduku… Zoti ko me ta kthy ty kto nese u smuj,”- pretendohet se i shkruante ai Anxhelinës.

Ndërkohë tanimë Flakron Shala është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë, me seli në Pragë.

Artikulli i mëparshëmTrendi më i ri! Minoritarët e infektuar me COVID, shkojnë kurohen në Greqi, si kaluan Kakavijën dje 3 autoambulanca
Artikulli i radhësE aprovoi vetë! Befason Vladimir Putin, refuzon të vaksinohet me vaksinën anti-Covid