Milan, ashtu si çdo ekip tjetër në Serie A, mbetet në pritje të konfirmimit zyrtar se kur do të zbresin në fushë. Paralelisht, klubi kuqezi po punon për të projektuar të ardhmen ku dilema më e madhe ka të bëj me trajnerin. Në kushtet e krizës që ka sjell Covid-19, Stefano Pioli mbetet kandidati kryesor për të vijuan kontratën.
Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Pioli ka rrëfyer se si Ibrahimovic e detyroj të ndryshoj modulin e lojës: “Me 4-3-3 kemi bërë ndeshje të mira deri në një moment kur na mungonte cilësia në krahët e sulmit. Me ardhjen e Ibrahimovic kaluam në skemën 4-2-3-1”, theksoi Pioli.
Jo vetëm trajneri i ri, një tjetër çështje që kërkon zgjidhje në shtëpinë e “djalit” është edhe ajo e Gianluigi Donnarumma. Portieri i Milan kërkohet prej kohësh nga Juve dhe PSG por sipas “TuttoSport”, Donnarumma nuk dëshiron të largohet nga Milan, thjeshtë kërkon që drejtuesit e klubit të mos u prekin pagën aktuale, 6 milion euro në sezon, kusht ky për të rinovuar kontratën.