Deri më tani nga qeveria dhe Komiteti i Ekspertëve nuk është marrë një masë tjetër kufizimi, ndrysa ministrja e Shëndetësisë Manastirliu sqaroi një ditë më parë për festat e Nëntorit se nuk do të ketë mbyllje.
Por çfarë do të ndodhë për Vitin e Ri, a do të ketë kufizime? Ministrja la të kuptohej se jo, deri më tani nuk ka vendim, por është në dorën e secilit për të zgjedhur shëndetin para festimeve në grupe.
“Është në dorën tonë. Patjetër që do jemi në kushtet e kërkesave të kohës, në normalitetin ri. Do vijojë të kërkohet shmangia e kontakteve, por do të jemi në familje. Duke respektuar rregullat do gëzojmë dhe shpresojmë që viti tjetër të jetë shumë efektiv, dhe për arsyen tjetër që vaksina do të vijë në Shqipëri”, tha Manastirliu.