olicia ka zbardhur detaje në lidhje me ekzekutimin e Ridvan Ramazanit (Hyseni) gjatë mesditës së sotme në Shkodër.
Blutë bëjnë me dije se 46-vjeçari është gjetur i vrarë brenda makinës së tij tip “BMW” pranë një karburanti.
Ramazani njihej si një person me precedentë penalë në Shkodër dhe me probleme me grupet e tjera kriminale në zonë.
Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes ndërsa paraprakisht policia bën me dije se ka ngritur grupe kontrolli në rrugët e zonës për të kapur autorin apo autorët e ngjarjes së rëndë.
Sipas raportimeve nga Report TV, mësohet se Ridvani njihej si i forti i fisit Ramazani, familja e të cilit ka pasur konflikte të vjetra me një tjetër të fortë të Shkodrës, Edmir Koçinë.