Vlora, e cila gjatë gjithë muajve të verës mbajti një numër të ulët infektimesh nga Covid, duket se po përballet me një rritje të ndjeshme të rasteve. Përgjatë 24-orëve të fundit në qytetin bregdetar janë regjistruar 31 raste të reja pozitive.
Gjatë fundjavës, e cila përkoi dhe me festën e Çlirmit dhe të Pavarësisë, Vlorën e frekuentuan dhjetra pushues, që mund të çojë në një rritje të mëtejshme të infektimeve në ditët e ardhshme, pavarësisht se strukturat hotelerike u shprehën se pritja është bërë duke respektuar të gjitha rregullat e pandemisë.