“Menduam se ishte tërmet”/ Njerëzit tregojnë tmerrin që përjetuan gjatë shpërthimit të vullkanit, autoritete japin alarmin, evakuohen banorët dhe pezullohen fluturimet (VIDEO)

0
“Menduam se ishte tërmet”/ Njerëzit tregojnë tmerrin

Ngrihet alarmi nga autoritetet nga një shpërthim i fortë vullkanik në Indonezi. Nuk raportohen të lënduar ndërsa banorët janë evakuuar 2.5 milje nga zona. Zyrtarët kanë pezulluar përkohësisht fluturimet në aeroportin lokal.

Një vullkan shpërtheu të dielën nga mali Ili Lewotolok në Indonezi, duke lënë pas një re të madhe hiri që mbuloi qiellin deri në 4 km lartësi, ndërsa aeroporti lokal u mbyll përkohësisht. Autoritetet nuk kanë raportuar të lënduar nga shpërthimi, por ngritën statusin e gatishmërisë në nivelin e dytë më të lartë dhe paralajmëruan të tjera shpërthime.

Zona e ndaluar rreth kraterit në një pjesë të largët të arkipelagut të Azisë Jug-Lindore, u zgjerua në 2,5 milje ndërsa fluturimet u këshilluan të shtyheshin.

“Njerëzit këshillohen të mos kryejnë asnjë aktivitet brenda një rrezeje 4 km nga krateri”, tha agjencia gjeologjike e Indonezisë.

“Fillimisht menduam se ishte tërmet, ndërsa kur dolëm jashtë pamë një breshër hiri vullkanik,”  tha një vendas, nga qendra e evakuimit, ku ndodhet bashkë me banorët e tjerë.

E gjendur në Unazën e Zjarrit, Indonezia numëron rreth 130 vullkane aktive për shkak të pozicionit të saj në Unazën e Zjarrit, një rrip kufijsh të pllakave tektonike që rrethojnë Oqeanin Paqësor, ku ndodh aktiviteti i shpeshtë sizmik.

Në fund të vitit 2018, Anak Krakatau, një vullkan në ngushticën midis ishujve Java dhe Sumatra, shpërtheu dhe shkaktoi një rrëshqitje toke nënujore që lëshoi një tsunami, duke vrarë më shumë se 400 njerëz.

Artikulli i mëparshëmMjeku popullor Ylli Merja tregon kurën si të shëroheni nga sëmundja që prek gjithë shqiptarët/ Kjo është receta që do iu shpëtojë nga kolesteroli
Artikulli i radhës“Laku në fyt” lirisë së fjalës/ ‘Facebook’ mbyll pa asnjë motiv faqen “JOQ Albania”