Flet skulptori i statujës së Skënderbeut në Prizren: Ejani shikojeni nga afër

0

Autori i statujës së Skënderbeut që u vendos në Prizren dy ditë më parë, Sinan Aliaj nuk pranon se vepra e realizuar prej tij është punuar keq. Në një intervistë në Abc News ai u bëri thirrje kritikëve që të vijnë ta shikojnë nga afër skulpturën, pasi siç thotë ai nuk është siç duket në fotot e publikuar në rrjet. Sipas tij mund të ketë diçka që nuk shkon me skulpturën, por kjo mund të lidhet me këndin e fotove të realizuara.

“E drejta e tyre është secili me të gjykuar. Përafërsisht jam munduar ta bëj. Para së gjithash desha një kërkesë. Nëse vërtet donin Heroin Kombëtar të mos i kishin kursyer 50 euro me ardhë me e parë nga afër monumentin. Nuk kam qejf as të merrem me kritikët. Është e vërtetë që ka diçka që skulpturës nuk i shkon, a është këndi, këtë nuk e di. A jam mërzitur nga kritikat? Jo aspak. Kisha as dëshirë që të mos kursejnë dhe të vijnë ta shikojnë nga afër” – tha ai. 

Artikulli i mëparshëmNafta bie lehtë, por rritet me 20% në nëntor. Investitorët, në pritje të takimit të OPEC dhe aleatëve. Bursa për datën 30 Nëntor 2020
Artikulli i radhësFlet Basha/ Ç’do ndodhë me projektet e rindërtimit të Ramës nëse PD vjen në pushtet