Avokati i Luan Dacit: E ka deklaruar disa herë që është shkarkuar në ’97. Edhe nëse është bërë i rremë nuk përbën vepër penale

0
Avokati I Luan Dacit

Avokati i Luan Dacit, Jordan Daci ka deklaruar pas seancës së sotme në GJKKO se vendimi për të pezulluar 12 muaj gjyqtarin është i gabuar dhe kontradiktor.

Avokati Jordan Daci siguron se Luan Daci ka deklaruar disa herë se është shkarkuar në vitin 1997, kurse edhe nëse e ka bërë deklarim të rremë atëhere nuk përbën vepër penale.

Jordan Daci thekson se ky vendim i GJKKO është një precedent i rrezikshëm që i hap rrugë një praktike shumë të keqe, por siguron se çështja do të shkojë në Apelin e GJKKO.https://www.youtube.com/embed/0zrBBhou73Y

”Këtë po thoja, vendimi është i gabuar dhe kontradiktor. U thanë fakte të ndryshme, si dhe i famshmi protokoll i Avokatit të Popullit.

S’po flasim për falsifikim. Është një moment që ka të bëjë me marrjes në dijeni ose jo. Nuk jemi përpara një dokumenti, është një precedent i rrezikshëm. I hap rruge një praktike shumë të keqe.

E ka deklaruar disa herë që është shkarkuar në ’97. Kjo që po thoni nuk përbën element të veprës penale. Ligji është fare i qartë, deklarimi i rremë edhe nëse është bërë nuk përbën vepër penale për të cilën u shpall fajtor. Në dijeninë time e ka deklaruar. Procesverbaleve i mungon regjistrimi audio.

S’ka asnjë efekt, nuk është i formës së prerë, shpresojmë që Apeli duhet të kemi parasysh i dha zgjidhje ekzzistencës së faktit penal. Këtu s’ka përgjegjësi penale, shpresojmë të bindim dhe Apelin.”- tha Jordan Daci.

Artikulli i mëparshëmAnketa: Punonjësit shqiptarë pushojnë më pak se përcaktimet në Kodin e Punës, sektorët ku punohet më gjatë
Artikulli i radhësGjithçka në një dhomë, brenda burgut ku po mbahen Hashim Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTOT)