Gazetari Artan Hoxha e ka shprehur gjithmonë se arsyeja e ekzekutimeve mafioze në Shkodër është se vriten njerëz që kanë emër dhe që duket se komandojnë qytetin.
“Ka një vijimësi të çuditshme, ngjarje që eliminojmë njerëz që duken se komandojnë qytetin, politikën, botën e biznesit aty, që janë përfshirë vetë aty.
Shkodra nuk ka njisha. Kush e ka menduar fillimisht e ka parë fotografinë e vet në shtyllë.”- është shprehur Hoxha para 2 vitesh në një emision televiziv.
Mirëpo nisur nga titujt e fundit në media për ekzekutimin e Ritvan Ramazanit në Shkodër, Hoxha sjell në kujtesë të njëjtën shprehje dhe iu sugjeron gjithë mediave që të ndryshojnë titujt e lajmeve, sepse ‘Shkodra nuk ka njisha’ dhe këtë sipas Hoxhës e ka treguar vet historia.“Sa here shoh ne lajme, titullin, “Vritet apo u vra”, “i forti” i Shkodres, me kujtohet shprehja:
“Shkodra, nuk ka njisha”….
Kolege, korrigjoni titullin, Historia i ka dhene te drejte, batutes…”, shkruan Hoxha.