Festat e fundvitit: Italia ndalon udhëtimet, mbyllen hotelet nëpër male

0

Autoritetet në Itali janë duke shqyrtuar masat që do të merren për të evituar përhapjen e virusit gjatë festave të fundvitit.

Qeveria synon që të mbyllë vendin me qëllim që të shmangen mbledhjet e shumë njerëzve për festa. Ndërsa, për të ndaluar udhëtimet në vende me borë, hotelet dhe resortet nëpër male do të mbyllen nga 20 dhjetori deri më 10 janar, raportojnë mediat italiane, përcjell abcnews.al

Ndërsa, për ata që duan të udhëtojnë jashtë vendit, karantina do të bëhet e detyrueshme pas kthimit. Datat e përmendura më lart nuk janë fikse, por orientimi i ekzekutivit është që të vendosë këto dispozita të reja nga 20 dhjetori dhe t’i mbajë në fuqi deri më 10 janar.

Sot ministrat Roberto Speranza dhe Francesco Boccia do të diskutojnë rreth masave të reja me guvernatorët, të cilët janë thirrur të finalizojnë dekretin që është në fuqi deri më katër dhjetor.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Italia fqinje numëron 1.6 milion të infektuar dhe 55,576 viktima si pasojë e Covid-19.

Artikulli i mëparshëmÇfarë duhet të ndryshojë me rimbursimin? Toma: Pacientët me simptoma s’kanë pse presin testin
Artikulli i radhësMerkel paralajmëron gjermanët për një valë të tretë të koronavirusit