Çfarë duhet të ndryshojë me rimbursimin? Toma: Pacientët me simptoma s’kanë pse presin testin

0

Presidentja e Urdhrit të Farmacistit Diana Toma , foli në studion e ABC për udhëzimin e rimbursimit të ilaçeve Covid për pacientët në banesë.

Sipas saj nuk duhet ishte bërë një selektim i tillë,  që rimbursimi t’i mundësohet vetëm pacientë që kanë kryer testin.

Gjithashtu Diana Toma tha se në këtë udhëzim sipas saj duhet të ndërmerren disa ndryshime.

 “Në shtëpi trajtimi është shumë më i zgjeruar se lista që ofron  rimbursimi. Ngarkesa e mjekut të familjes është shumë më e madhe. Farmacistët asnjëherë nuk janë pyetur, Nuk e di kush ka tagër të çojë profesionistë në këto grupe pune.

-Rekomandoj që të hiqet kufizimi vetëm për pacientë që rezultojnë covid pozitiv, nuk ka përse të presin testin kur klinikat ekzistojnë.

-Nuk ka pse të specifikohet bari.

– Nuk ka në përmbajtje barna që nuk gjenden në tregun farmaceutik. Gjenden në treg, por në udhëzim nuk janë të përfshira”, u shpreh Toma.

Më tej ajo theksoi: Skema e rimbursimit thotë që të ofroj atë që është më e përballueshme për buxhetin tim si shtet. Por duke përcaktuar këtë, pacientit i është hequr e drejta e përzgjedhjes.

Marrëdhënia e pacientit së pari është me mjekun e familjes, por edhe farmacistët janë shumë të ekspozuar dhe ende nuk ka një masë mbrojtëse”, tha Toma.

Sa i përket blerjes online të medikamente ajo theksoi se është e ndaluar me ligj, duke shtuar se një vendim i tillë nuk duhet të ndryshojë./abcnews.al

Artikulli i mëparshëmXhepa: Raporti i FMN këmbanë alarmi, duhet një paketë mbështetje financiare për familjet
Artikulli i radhësFestat e fundvitit: Italia ndalon udhëtimet, mbyllen hotelet nëpër male