Zgjedhjet e 25 prillit, Ministria e Brendshme publikon ekstraktin e tretë të listave, ja si mund ta verifikoni me vetëm një ‘klik’ emrin tuaj

0
Zgjedhjet e 25 prillit, Ministria e Brendshme publikon ekstraktin e tretë

Ministria e Brendshme ka publikuar sipas përcaktimeve ligjore, ekstraktin e tretë të listave zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 Prill 2021

Ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhor u publikua në 5 Tetor 2020, ndërsa ekstrakti i dytë në 2 Nëntor 2020.

Zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor të printojnë ekstraktin e tretë të përbërësve zgjedhore sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial.

Ky ekstrakt, si edhe dy të parët, firmoset nga Kryetari i Bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive/njësive administrative/në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun, ku çdokush mund të verifikojë emrin në listë.

Duke nisur nga data 4 Dhjetor 2020, DPGJC do të nisë verifikimet për publikimin e listës së tretë të zgjedhësve.

Procesi i hartimit të Listës së Zgjedhësve kryhet nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të KQZ-së, me akses të plotë në çdo etapë të këtij procesi.

Çdo qytetar mundet të verifikojë edhe online emrin në listën zgjedhore, përmes portalit qeveritar e-Albania:

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12416

Për çdo paqartësi ose problem që lidhet me listën zgjedhore, ftohen qytetarët të kontaktojnë me Zyrat e Gjendjes Civile përkatëse, ose të drejtohen në adresën zyrtare të MB Ministria.Brendshme@mb.gov.al

Artikulli i mëparshëmShokuese/ Po i bënte testin për COVID-19, burri godet infermieren, befason me ato që tregon më pas (VIDEO)
Artikulli i radhësZyrtare/ BE i thotë ‘JO’ negociatave, ja data kur mund të miratohen bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut