Tratativa e zgjatjes së kontratës së Hakan Çalhanollusë me Milanin ngjason njësoj si loja e shahut. Të dyja palët studiojnë me kohë të gjatë lëvizjet e tyre. Mesfushori turk është duke vlerësuar mundësinë e uljes së kërkesës së tij të 6 milionë eurove për të favorizuar një akord me drejtuesit e Milanit.
Ai gjithashtu thuhet se i ka zbuluar miqve të tij më të ngushtë se do dëshironte të qëndronte të mbajë veshur fanellën kuqezi. Nga ngrirja e akullt prej shumë kohësh pritet afrimi midis palëve.
Zëra që vijnë nga klubi i Milanit thuhet se kërkesa e bërë në drejtim të agjentit të lojtarit është më e mira e mundshme. Shifra përllogaritet nga 3,5-4 milionë euro në sezon. Sipas “Calciomercato.com”, përreth 15-20 ditësh agjenti i yllit të Milanit do të zbarkojë në Milano për një takim me drejtuesit kuqezinj, Masarën dhe Maldinin.
Një takim i rëndësishëm për të kuptuar nëse Çalhanollu do të vazhdojë “martesën” e tij me Milanin ose do të ketë një largim të mundshëm të tij në qershor. Përqindjet e një akordi, në respekt të një jave më parë janë në rritje. Milani shpreson ende ku zgjidhja e kësaj çështjeje do të përfundojë së shpejti.