Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së: Nuk ka asnjë provë për mashtrim në zgjedhjet e 3 nëntorit

    0

    Prokurori i Përgjithshëm i SHBA William Barr, një aleat kryesor i Presidentit Trump, ka deklaruar se Departamenti i Drejtësisë nuk ka gjetur prova të mashtrimit në zgjedhjet e vitit 2020.

    “Deri më sot, ne nuk kemi parë mashtrim në një shkallë që mund të ketë ndikuar në një rezultat të ndryshëm në zgjedhje,” tha z. Barr të martën për AP News.

    Komentet e tij vijnë pasi Trump nuk ka arritur të pranojë humbjen. Ai dhe fushata e tij kanë ngritur padi në shtetet që ai humbi, pasi ata filluan të certifikonin Joe Biden si fitues.

    Që nga votimi i nëntorit, Trump ka bërë vazhdimisht pretendime të pabazuara për mashtrim të gjerë të votuesve dhe anëtarët e ekipit të tij të mbrojtjes ligjore kanë folur për një komplot të pretenduar ndërkombëtar për t’i dhënë fitoren Biden.

    “Ka pasur një pohim që do të ishte mashtrim sistematik dhe ishte pretendimi se makineritë ishin programuar në thelb për të anuar rezultatet e zgjedhjeve,” tha Z. Barr, duke iu referuar pohimit se makineritë e votimit u hakuan për t’i dhënë më shumë vota Biden.

    Barr tha se Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare kanë hetuar atë pretendim. Sipas tij dhe deri më tani, ne nuk është parë asgjë që mund ta vërtetojë atë”.

    Artikulli i mëparshëmTronditet Suedia: Nëna mban djalin rob për 30 vjet
    Artikulli i radhësKujdes me përdorimin e maskës së fytyrës, ky gabim (që e bëjnë pothuajse të gjithë) është fatal