Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave kanë ndryshuar udhëzimin për tarifat që paguhen për aktet dhe veprimet noteriale. Udhëzimi i përbashkët i botuar në Fletoren Zyrtare ndryshon aktin nënligjor të miratuar në 2012.
Në udhëzimin janë përfshirë disa tarifa për shërbime të reja që nuk parashikoheshin në atë të mëparshmin, siç është verifikimi online i gjendjes juridike të pronësisë në regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme.
Tarifa për këtë shërbim do të jetë 600 lekë, si dhe konsultimi i kartelës së pasurisë dhe të dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshme me tarifë 700 lekë. Nga zyrat noteriale fillimisht do të bëhet një kërkesë për regjistrimin e veprimeve juridike në Agjencinë Shtetërorë të Kadastrës (AKSH) dhe tarifa për këtë shërbim do të jetë 4,000 lekë.
Ndryshimet synojnë që edhe zyrat e noterit të funksionojë, si One Stop Shop pas kërkesës për regjistrimin e veprimeve juridike në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës. Edhe për rastet e kalimit të pronësisë të paluajtshme kontrata që bëhet te noteri, nuk do të dorëzohet më në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, por të gjitha procedurat do të kryhen te zyrat noteriale që nga aplikimi deri te nxjerrja e kartelës të re të pasurisë për blerësin. Shërbimet e reja reflektojnë edhe përfundimin e regjistrit online të hipotekës.
Tarifat për shërbimet në zyrat noteriale do të vazhdojnë fikse, përveç rasteve kur te noteri nënshkruhet kontrata për shitje të pasurisë të paluajtshme apo dhurim të pronës, ku tarifa noteriale përcaktohet nga vlera e transaksionit.
Tarifa e reja duhet të afishohen në çdo zyrë noteriale dhe zbatimi i tyre është i detyrueshëm për çdo akt dhe veprim noterial.
TARIFAT QË PAGUHET PËR AKTET DHE VEPRIMET NOTERIALE TE NOTERI (TARIFA/LEKË)
-Porokurë e përgjithshme- 5000; Prokurë e posaçme -3000; Prokurë e posaçme kur marrin pjesë më shumë se 5 persona-5000; Prokurë për tërheqje-500
-Kontratë hipotekimi për pasuri të paluajtshme për kredi 1 –500.000 lekë-2000; Kontratë hipotekimi për pasuri të paluajtshme për kredi nga 500.000 lekë –1.500.000 lekë-3000; Kontratë hipotekimi për pasuri të paluajtshme për kredi nga 1.500.000 lekë –5.000.000 lekë shtohet-4000; Kontratë hipotekimi për pasuri të paluajtshme për kredi nga 5.000.000 lekë –15.000.000 lekë -6000; Kontratë hipotekimi për pasuri të paluajtshme për kredi mbi 15.000.000 lekë- 8.000; Kontratë hipotekimi për pasuri të paluajtshme për kredi mbi 50.000.000 lekë -10.000; Kontratë hipotekimi për pasuri të paluajtshme për kredi mbi 100.000.000 lekë -15.000; Kontratë kredie kontratë huaje bankare- 3.000
-Marrëveshje siguruese deri 1.000.000 lekë kontratë për kalim kredie deri 1.000.000 lekë kontratë për zëvendësim debitorit deri 1.000.000 lekë- 1.500 ; Marrëveshje siguruese nga 1.000.000 –4.000.000 lekë kontratë për kalim kredie nga 1.000.000 –4.000.000 lekë kontratë për zëvendësim debitorit nga 1.000.000 –4.000.000 lekë -2.500; Marrëveshje siguruese nga 4.000.000 –20.000.000 lekë kontratë për kalim kredie nga 4.000.000 –20.000.000 lekë kontratë për zëvendësim debitorit nga 4.000.000 –20.000.000 lekë -3.000; Marrëveshje siguruese kontratë për kalim kredie kontratë për zëvendësim debitorit mbi 20.000.000 lekë – 4.000
-Përpilimi i testamentit në zyrë -8.000; Përpilimi i testamentit në shtëpi -10.000; Depozitim testamenti -3.000; Procesverbal i çeljes së testamentit -5.000
-Kontratë pune me një punëmarrës -3.000; Kontratë pune me më shumë se një punëmarrës -6.000
-Redaktim procesverbali për bërje inventari -6.000; Ruajtje dokumentacioni te noteri deri 6 muaj -3.000; Ruajtje dokumentacioni te noteri mbi 6 muaj -4.000
-Vërtetim qëndrimi në një vend të caktuar, dëshmi gjallërie -3.000; Kujtesë noteriale brenda vendit -2.000; Kujtesë noteriale jashtë vendit -4.000
-Deklaratë për falje detyrimi -2.000; Deklaratë për revokim testamenti -2.000
-Deklaratë për pranim dhurimi -3.000; Deklaratë për kompensim dëmshpërblimi -2.000 Deklaratë për fshirje hipoteke- 2.000; Deklaratë për njohje detyrimi, shume -3.000; Deklarata me përmbajtje të tjera -2.000; Deklaratë për heqje dorë nga pronësia -3.000; Deklarim i prindit për kalim kufiri nga fëmija -500; Deklaratë për pajisje fëmije me pasaportë -500; Deklaratë asistence, papunësie -200; Deklaratë pjesëmarrje në mbledhjen e ortakëve të një shoqërie tregtare -5.000
-Kontratë uzufrukti -7.000; Kontratë servituti-7.000; Kontratë furnizimi -7.000; Kontratë enfiteoze- 7.000; Kontratë e qirasë financiare (leasing)-7.000; Kontratë transporti-7.000; Kontratë komisioni, kontratë spedicioni, kontratë agjencie, kontratë ndërmjetësimi, kalimi i pasurisë kreditorëve -7.000; Kontratë porosie -5.000; Kontratë pengu -3.000; Kontratë dorëzanie -3.000; Kontratë kapari -5.000; Kontratë e rentës jetësore -10.000
-Kontratë huaje e zakonshme -4.000; Kontratë huapërdorje -3.000; Kontratë pjesëtimi me dy bashkëpronarë -10.000; Kontratë pjesëtimi me mbi dy bashkëpronarë-15.000; Kontratë qiraje -3.500; Kontrate bazë sipërmarrje (pronar trualli-firmë ndërtuese)-15.000; Shtesë e kontratës së sipërmarrjes për caktimin e pjesëve në natyrë (pronar trualli-firmë ndërtuese)-10.000; Kontratë sipërmarrje për prenotim apartamenti- 4.000; Kontratë për regjim pasuror pasmartesor-7.000
-Marrëveshje për zgjidhje martese me mirëkuptim -7.000; Marrëveshje për bashkëjetesë -7.000
-Vërtetim nënshkrimi në akte të ndryshme, si dhe në deklarata personale -2.000; Revokim prokure dhe aktesh të tjera -3.000; Vërtetim përkthimi -200; Vërtetim i njësisë me origjinalin -300
-Kontratë pjesëtimi pasurie të paluajtshme -10.000; Kontratë shkëmbimi pasurie të paluajtshme (pronar trualli-firmë ndërtimi)-15.000;
Përpilim dhe vërtetim të shoqërive tregtare me përgjegjësi të kufizuara (sh.p.k.) -20.000 Përpilim dhe vërtetim të shoqërive tregtare aksionare (sh.a.)- 30.000;Vërtetim i nënshkrimeve në aktet e shoqërive tregtare-5.000; Vërtetim dhe verifikim i dokumenteve të ndryshme -4.500
-Depozitim shume -4.000; Depozitim pasurie me vlerë -10.000; Krijimi i shoqatave, akti i themelimit para noterit, vërtetimi i nënshkrimit për statutin -20.000; Krijimi i fondacioneve (me akt noterial) -25.000
– Redaktim dhe vërtetim i akteve të shoqërive tregtare (sh.p.k.)-20.000; Redaktim dhe vërtetim i akteve të shoqërive tregtare (sh.a.) -40.000; Pjesëmarrje në mbledhjen e asamblesë së ortakëve -5.000
Kërkesa për regjistrimin e veprimeve juridike në ASHK- 4.000
Verifikimi online i gjendjes juridike të pronësisë në regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme -600
Konsultimi i kartelës së pasurisë dhe të dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshme -700
Nxjerrja e kopjes nga arkivi noterial -500
Nxjerrja e ekstrakteve nga arkivi noterial dhe vërtetimi i tyre -1.500
-Konsulencë -2.000 lek/ora; Kontratë shkëmbimi -10.000; Kontratë koncesioni 15.000; Kontratë për kalimin e pronësisë pas procesit të legalizimit 3.000; Kontrata të tjera, që nuk përfshihen në këtë listë shërbimesh -7.000; Lëshimi i dëshmisë së trashëgimisë testamentare -15.000; Lëshimi i dëshmisë së trashëgimisë ligjore -10.000
KALIM PASURIE TË PALUAJTSHME SHITJE DHE DHURIM
Nga 100 000 –6 000 000 lekë -0.35%
Nga 6 000 001 –15 000 000 lekë – 0.3 %
Nga 15 000 001 –50 000 000 lekë – 0.28%
Nga 50 000 001 –100 000 000 lekë- 0.25%
Mbi 100 000 001 lekë- 0.23%
Në çdo rast, nëse çmimi në kontratën e shitjes do të jetë më i ulët se çmimi i referencës, i përcaktuar për atë zonë, tarifa do të llogaritet në bazë të çmimit të referencës.
KALIM PASURIE TË LUAJTSHME SHITJE DHE DHURIM
Deri në 1 000 000 lekë -0.3%
Nga 1 000 001 –5 000 000 lekë -0.25%
Mbi 5 000 001 lekë -0.23%./MONITOR