750 mijë sterlina kanabis/ Familja e dërgoi në Angli, ai u bë ‘kopshtar’

0
Marijuana grow house across from Needville high school raided by task force  - Laredo Morning Times

Një shqiptar, i cili u kap në një banesë të mbushur me kanabis në Angli, është burgosur.

Gjovalin Vuksani, 29 vjeç, u kap në qytetin e Hull. Kanabisi i mbjellë në banesë kapte vlerën e 750 mijë sterlinave, raportojnë mediat britanike.

Përpara gjykatës, avokati tha se familja kishte paguar që Vuksani të mbërrinte ilegalisht në Angli. Por në Angli ai i detyrua që të punonte si ‘kopshtar’ kanabisi për të shlyer borxhin.

Oficerët e policisë u lajmëruan nga banorët e zonës, që thanë se kishin nuhatur erën e pazakontë. Pasi u futën në ndërtesë, policia gjeti katër dhoma të mbushura plot me bimë kanabisi.

Kur u pyet nga policia, Vuksani tha se duhej të shlyente borxhin prej 16 mijë sterlinash që kishte marrë për të ardhur ilegalisht në Angli.

Në përfundim, gjykata e dënoi me tre vite burg. Pas mbarimit të dënimit, ai deportohet automatikisht në Shqipëri.

Artikulli i mëparshëm“Kamera maska” – Turqia instalon ekrane në stacionet e autobusëve për të promovuar mbulesat e fytyrës
Artikulli i radhësDenoncimi i gazetares: Kur Frrok Çupi bënte ‘trafik vizash’