Moderatori Ermal Mamaqi pas largimit nga ekrani dhe projekteve filmike, kohët e fundit po përflitet se ka nisur një angazhim të ri.
Ai ka publikuar së fundmi projektin e radhës, në të cilin ofron trajnime dhe manual për mënyrën se si të jetoni dhe të jeni të suksesshëm. Projekti përbëhet nga 8 pika dhe përfshin trajnime për karrierën dhe formimin profesional, takime me miliarderë shqiptarë etje.
Ndërkohë që po përflitet se ky trajnim kushton 24 mijë euro në vit, ka ardhur edhe reagimi i gazetarit Artan Hoxha.
“Nese kjo eshte e vertete?!?!?!
Çunat do e lene “mallin”, do fillojne te punojne me Ermalin
Pasi të kesh lene 24 mije euro sigurisht, qe të vijne mend dhe e shikon jeten në menyre me racionale…”, shkruan me ironi Artan Hoxha.
Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i Ermalit, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan: Unë nuk shes veten. Unë shes men. Ja sa kushton vërtetë Paketa e Suksesit 1 Vit”