Ambasadorja amerikanë në Tiranë, Yuri Kim ka përgëzuar Shqipërinë për kryesimin e OSBE, në një vit që siç shkruan znj. Kim ishte ndër më të vështirët për misionin.
“Urime Shqipërisë në udhëheqjen e suksesshëm të OSBE-së përmes vitit më të vështirë. Vlerësojmë vendosmërinë parimore të shprehur nga Kryeministri Rama në deklaratën e tij përmbyllëse duke kërkuar veprim për çështje të tilla si Bjellorusia, agresioni rus, liritë kritike.” -shkruan ambasadorja Kim, ndërsa citon në postimin e saj pjesë nga fjala e kryeministrin Rama.
“Asgjë nuk mund të ndryshojë mendjen tonë në lidhje me punën tonë të përkushtuar për t’u bërë pjesë e familjes së BE-së dhe asgjë nuk do të ndryshojë zemrën tonë duke qenë të përkushtuar në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe BE, duke u rreshtuar gjithmonë me ta kur bëhet fjalë për politikën tonë të jashtme. ”- përfundon Kim.