Zlatan Ibrahimovic shprehet se ende nuk ka marrë një përgjigje se ku qëndronte problemi te Barcelona. Gjiganti suedez u transferua si një yll nga Interi për të formuar dyshen e sulmit me Mesin, por në radhët e katalanasve gjërat nuk shkuan ashtu siç i kishte menduar, duke vendosur të largohet më pas drejt Milanit.
“Isha shumë i lumtur kur erdhi Milani, te Barcelona ishte një moment ashtu-ashtu. Aty fliste një dhe thoshte diçka, nga një tjetër ishte ndryshe. Nuk kam marrë ende përgjigje se cili ishte problemi, këtë nuk e kuptoj ende as sot e kësaj dite. Nëse kishte probleme, mund të zgjidheshin. U tregova unë burrë duke thënë ‘po largohem’, duke zgjidhur çështje që nuk i dija. Ishte Milani plus skuadra të tjera, por unë e njihja Milanon nga periudha me Interin, qyteti më pëlqen shumë. Skuadra ishte, lojtarët gjithashtu, kishte vetëm stimuj pozitivë” tregoi Ibrahimovic në një bashkëbisedim me Masimo Ambrozinin.LEXO EDHE:Zhvillohet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, ja vendimet që u morën
“Efekti i Milanit është që ndjehem në shtëpi. Kur jam këtu, bëj gjërat që duhen bërë, nuk ngutem të kthehem në shtëpi sepse jam tashmë aty. Isha këtu me ju 10 vite më parë. Bëra testet e forcës dhe vendosa rekord, pa bërë as nxemje. Një javë më parë luanim Barcelona-Milan, të gjithë më thoshin “eja, eja te ne, kemi ardhur të të marrim për të të çuar në Milano”. Galiani ishte i karikuar, erdhi në shtëpinë time në Barcelonë, hoqi xhaketën dhe tha “nuk lëviz nga këtu derisa të vish me mua”. Helena pyeste veten kush ishte ai”, tregoi duke qeshur Zlatan Ibrahimovic për reagimin e bashkëshortes së tij.