Të premtosh rifillimin e kampionatit spanjoll para verës do të ishte dicka e pakujdesshme-kjo është ajo që ka deklaruar ministri spanjoll i shëndetësisë, Salvador Illa gjatë një konference për shtyp për ecurinë e pandemisë në vendin iberik
‘Nuk mund të them tani nëse futbolli profesionist do të mund të rinisë aktivitetete përpara verës, do të ishte një pakujdesi nga ana ime-tha Illa që preferoi të mos ngutet në lidhje me projektin e La Liga që synon të testojhë të gjithë futbollistët për rikthimin e skuadrave në stërvitje dhe më pas ndeshjet e kampionateve që janë pezulluar që nga 12 marsi.
Deri tani koronavirusi në Spanjë ka shkaktuar vdekjen e 23 mijë personave, ndërkohë që periudha e izolimit është deri në 9 maj