Britania e Madhe nis nesër vaksinimin kundër COVID-19

0

Britania e Madhe nga nesër fillon vaksinimin e popullatës ndaj COVID-19. Pas aprovimit të vaksinës së Pfizer, Britania e Madhe nga e marta do të vaksinojë kategori të caktuara teksa parashikohet që deri në fund të dhjetorit të administrojë rreth 4 milionë doza të vaksinës.

Në politikën britanike ka ende debat për vaksinën ndaj COVID-19 dhe mënyrën se si do administrohet ajo, teksa Shërbimi Shëndetësor Kombëtar ka nxjerrë një ‘kartë vaksinimi’ me të cilën do të pajisen të gjithë qytetarë që e kryejnë vaksinën ndaj COVID-19 dhe madje paralajmërohet që ajo të mbahet në xhep në çdo rast.

Pritet që vaksinën të parët ta kryejnë grupet e riskuar, si stafet shëndetësore, mësuesit, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Prioritet ditën e nesërme do kenë të moshuarit mbi 80 vjeç dhe ata që jetojnë e punojnë në azilet e të moshuarve.

Artikulli i mëparshëmNga Atalanta tek Barcelona: Koeman nuk lë hollandez pa kërkuar në Camp Nou
Artikulli i radhësLukaku sfidon Ronaldon e Messin: “Jam një ndër pesë sulmuesit më të mirë në botë”