Droga e kapur nga Guardia di Finanza
Policia italiane ka zbuluar një linjë trafiku ndërkombëtar droge, nga Spanja në Torino të Italisë me autobuzë: një 20-vjeçare nga Gambia dhe një 40- vjeçar shqiptar u arrestuan.
Ditët e fundit, Guardia di Finanza e Torinos ka zbuluar një trafik droge në të cilin përdorej transporti me autobuz nga Spanja për të sjellë marijuanë dhe hashash në territorin e Italisë.
Falë hundës së Xhoit, një pastori të ri belg, janë gjetur mbi 8.5 kilogram marijuanë në një prej kontrolleve në autobusët që vinin nga territori iberik.
Droga ishte fshehur me zgjuarsi brenda një valixheje, së cilës për më tepër i ishin hequr etiketat e identifikimit dhe ishte e ngjashme në madhësi, ngjyrë dhe formë me një tjetër që ishte edhe ajo në kthinën e bagazhit të automjetit.
Pavarësisht kësaj, Policia arriti, përmes ekzaminimit të imazheve të regjistruara nga sistemet e mbikëqyrjes me video në autobus, të vëna në dispozicion nga kompania që menaxhon shërbimin e transportit, që të identifikonte pronarin e valixhes, një 20-vjeçare me origjinë nga Gambia, e cila pavarësisht moshës së re ishte e njohur tashmë për hetuesit për këto gjëra.
Vajza, pas hetimeve hetimore, u gjurmua në Gjermani dhe, në sajë të bashkëpunimit ndërkombëtar midis Forcave të Policisë, u arrestua.
Por, kjo ndodhi vetëm disa ditë pasi policia italiane kishte arrestuar një 40- vjeçar me origjinë shqiptare, i cili gjithashtu erdhi me autobuz nga Barcelona. Më shumë se një kilogram hashash u gjetur brenda bagazhit të tij, i fshehur midis sendeve të tij personale, ç’ka çoi në arrestimin e tij.