Masat antiCovid, Greqia mban mbyllur shkollat deri më 7 janar, kontrolle të rrepta për Krishtlindje

0
Greqi

Masat antiCovid, Greqia mban mbyllur shkollat deri më 7 janar, kontrolle të rrepta për Krishtlindje

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, ka bërë të ditur sot programin e qeverisë greke për përballimin e valës së dytë të covid-19. Kështu, shkollat,  lokalet, kafenetë, qendrat e argëtimit, baret etj nuk do të funksionojnë deri në 7 janar.

Gjithashtu, në fuqi mbeten masat ndaluese për qarkullim nëpër qytetet e vendit,  sidomos në prag të Krishtlindjeve do të ketë kontrolle shumë të rreptë për respektimin e masave të ndalimit të qarkullimit.

Mbeten në fuqi masat për vizitorët në Greqi në aeroport dhe rruge tokësore, me protokollin PLF dhe testin negativ molekular të 72 orëve të fundit.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se vaksinimi pritet të fillojë në Greqi në fillim të Janarit 2021, ndërsa zhvillimet dhe vendimet e fundit do të raportohen më hollësisht në një intervistë të gjerë sot në mbrëmje.

Artikulli i mëparshëmFOTO/ Kabineti qeveritar modest i Malit të Zi, kryeministri i ri me taksi në punë, disa ministra në këmbë, Dritan Abazoviç me ”Audi”
Artikulli i radhësGreva mund të mbyllë të gjitha portet dhe terminalet e naftës të prodhuesit më të madh të OPEC në Afrikë. Bursa për datën 7 Dhjetor 2020