Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ish-Kryeministri Sali Berisha dhe drejtues të lartë të opozitës kanë bërë homazhe paradite në monumentin e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, në Qytetin Studenti në nderim të Lëvizjes Studentore të 8 Dhjetorit 1990.
Që nga viti 2009, me vendim të Kuvendit, data 8 dhjetor përkujtohet si ditë kombëtare në nder të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe rinisë shqiptare.
Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.