Kryeministri Edi Rama është fotografuar sot rrugëve të Manhatan teksa ndodhet në SHBA për vaksinën antiCovid. Të paktën ky është njoftimi i thënë nga Zyra e Shtypit në Kryeministri para dy ditësh.
Foto është publikuar nga faqja Jeta Osh Qef në Instagram. Rama shihet i shoqërua nga Endri Fuga, drejtori i Komunikimit në Kryeministri.
Më herët gjatë ditës, u publikua një foto eKryeministrit nga një drekë pune në SHBA me një klerik ortodoks me origjinë greke, djali i të cilit ka një kompani lobimi dhe marrëdhëniesh publike, si dhe është i afërt me presidentin e zgjedhur, Joe Biden.