Mediat franceze raportojnë se një helikopter që transportonte 6 persona në bord është rrëzuar në Alpet franceze, në zonën e Savoie.
Drejtuesi i helikopterit të Shërbimit Ajror Francez dyshohet të jetë të ketë lëshuar një sinjal alarmi për defektin në mjetin fluturues dhe më pas është hedhur prej tij me parashutë.
Dhjetëra persona të ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe 3 helikopterë janë angazhuar për gjetjen e helikopterit të rrëzuar në Alpe. Ende nuk dihet fati i 4 punonjësve të Shërbimit Ajror dhe 2 të ndihmës së shpejtë që udhëtonin në të.